Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës shyqrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vulës së KZAZ-së nr.71, Qarku Korçë dhe zëvendësim me vulë rezervë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për lirim dhe emërim anëtari të disa KZAZ-ve dhe sekretarit të KZAZ nr.49, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin dhe relatoi
Kërkesën Ankimore, Nr. 01 të subjektit, z. Hasbi Kasaj. KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 01.