Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- Raportet e Auditëve Teknicien “Mbi auditimin e ekstrakteve të përbërësve zgjedhorë, Shkurt 2019” dhe “Mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjëndjes Civile, Shkurt 2019’’. KQZ vendosi që gjetjet dhe rekomandimet e auditëve t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
- “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia Personat me Aftësi të Kufizuar’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Personat më Aftësi të Kufizuar”, me kryetar z. Gjovalin Shqalshi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave ët Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar z. Kadri Isufaj, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia e të Drejtave të Mohuara’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia e të Drejtave të Mohuara”, me kryetar z. Ilir Vata, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, me kryetar z. Genci Sakaj, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj.Benardeta Nikollë Syku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj. Berndeta Syku.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj.Denisa Astrit Meçi për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj. Denisa Meçi.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, znj.Oriona Izmir Kurtesi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, znj. Oriona Kurtesi.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj.Orjeta Zef Shkambi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, znj. Orjeta Shkambi.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Agron Enver Duka, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Agron Duka.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Dashamir Mehmet Tahiri për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Dashamir Tahiri.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Andrea Nesti Mano, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Andrea Mano.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Preç Gjon Zogaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Preç Zogaj.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, znj. Enkelejda Mark Rica, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, znj. Enkelejda Rica.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Edmon Xheladin Isaku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Edmon Isaku.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z. Piro Leonidha Kapurani, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z. Piro Kapurani.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, znj. Dejana Enis Burgija, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, znj. Dejana Burgija.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Ardit Petrit Çela për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Ardit Çela.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, znj. Soela Arian Myrtollari, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, znj. Soela Myrtollari.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, znj. Rexhina Shkëlqim Limja, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, znj. Rexhina Limja.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, znj. Rudina Jani Mita, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, znj. Rudina Mita.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, znj. Luljeta Kadri Sejko, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, znj. Luljeta Sejko.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, znj. Aurora Zoi Koroveshi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, znj. Aurora Koroveshi.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Klajda Theodhoraq Gjosha”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e dpeutetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, z. Ralf Gjoni
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Petrit Kozma Vasili”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e dpeutetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, z. Nimet Musai.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Shezai Feta Rrokaj”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e dpeutetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Vlorë, znj. Enada Koçiraj.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për Këshillin e Bashkisë Sarandë, z. Myzafer Ferrik Shameti, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si këshilltar bashkiak në Këshillin e Bashkisë Sarandë, të Myzafer Shameti.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga lista shumemërore për Këshillat e Bashkisë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë, për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillin bashkiak si më poshtë:
- Qarku Durrës, Bashkia Durrës, znj. Ermira Koçi
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, z. Leonard Zeka
- Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, znj. Marsela Tervoli