Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
- Projekt-udhëzimin, “Për organizimin e punës në Vendin e Numërimit të Votave, radhën e veprimeve gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore, numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor.Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z.Ilirjan Gaxhenji, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë Komitetin Nismëtar, i cili do të organizojë punën për paraqitjen e z. Ilirjan Gaxhenji, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit e Zonës Zgjedhore Bashkia Fier.
- Projekt-vendimin, “Për lirim dhe emërim anëtari të KZAZ-së nr.65, Qarku Berat, dhe një anëtari të KZAZ-së nr.85, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
- Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr. 88, datë 07.04.2015, “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qverisjes vendore të datës 21.06.2015”.