Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në të gjithë Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar procesi Votimit. Përjashtim bën QV e njësisë administrative Fush Cidhen ku ka humbur vula e sekretarit dhe KQZ është vënë në levizje nga KZAZ nr. 19, Dibër, për të bërë zëvëndësimin e vulës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju uron suksese të gjithë komisionirëve dhe ju sjell në vëmendje zbatimin me përpikmëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i fton të gjithë qytetarët dibranë me të drejtë vote t’i drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë të fshehtë, të lirë dhe të pandikuar. Dita e sotme duhet të karakterizohet nga qytetaria dhe vlerat demokratike, ndaj KQZ i’u bën thirrje të gjithë qytetarëve dibranë, por edhe subjekteve politike që garojnë në këto zgjedhje, të tregojnë maturinë e duhur, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira, dhe të arrijnë standardet e kërkuara.