Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për shqyrtimin e raportit të ndërmjetëm të Bordit të Monitorimit të Medias”.
KQZ vendosi të urdhërojë operatorin TVSH të kompensojë në bazë të nenit 81, pika 1, subjektin politik PS me 15 minuta dhe të respektojë përcaktimet e Kodit për subjektet politike PDIU, PR, LIBRA dhe PSD sipas dispozitave të të njëjtit nen.
– “Për ndryshimin e vendndodhjes së QV-së 833, Qarku Shkodër”.