Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.22, të paraqitur nga Partia Social Demokrate me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.74”, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar te bashkisë Përmet , qarku Gjirokastër. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ 74 dhe regjistrimin e z. Gëzim Ibrahimi, si kanidat për kryetar bashkie i propozuar nga Partia Social Demokrate.
Projekt-vendimin: “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar Bashkie, në disa zona zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të dates 21 qershor 2015”, në bashkitë: Berat, Poliçan, Skrapar, Bulqizë, Klos, Mat, Krujë, Shijak, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Peqin.
Projekt-vendimin: “Për miratimin e përmbatjes së fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive në disa zona zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015, në bashkitë: Kuçovë, Poliçan, Skrapar, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos, Mat, Krujë, Shijak, Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Librazhd, Peqin.