KQZ e Shqipërisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Autoritetin Elektoral Permanent të Rumanisë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit midis KQZ-së së Shqipërisë dhe Autoritetit Permanent të Rumanisë.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi palët morën përsipër shkëmbimin e eksperiencës dhe bashkëpunimit në fushën e menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
Nëpërmjet këtij memorandumi, KQZ dhe Autoriteti Elektoral Permanent do të bashkëpunojnë për të shkwmbyer eksperiencat e tyre më të mira, për të bërë të mundur ngritjen e kapaciteteve reciproke në menaxhimin e zgjedhjeve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, mori pjesë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Rumani, z. Ilir Tepelena.
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI