Sot Kryetarja zj. Lefterije Luzi dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pritur në një takim Delegacionin e KQZ-së së Kosovës, i kryesuar nga Kryetarja, zj. Valdete Daka.
Kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, zj. Lefterije Luzi e falenderoi Komsionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës që i është përgjigjur ftesës për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
Në emër të KQZ-së së Kosovës, zj. Daka uroi që dita e nesërme të përmbyllet me sukses.
KQZ e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve që administrojnë zgjedhjet, i ka vënë në dispozion KQZ-së së Shqipërisë disa pajisje elektronike pwr dy projeketet pilot, të cilat do të aplikohen në Bashkinë e Pukës dhe të Sarandës.
Në ditën e zgjedhjeve, anëtarët e KQZ-së të Kosovës do të jenë prezentë në disa qendra të votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve vendore.
NJOFTIM PËR SHTYP 20.06.2015
