Informacion mbi përgatitjen e procesit zgjedhor për kryetar të bashkisë Kolonjë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka përfunduar shpërndarja e të gjithë bazës materiale zgjedhore, që do të përdoret në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kolonjë, në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së.
Baza materiale u mor në dorëzim nga 36 Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së nr. 73, Kolonjë, dhe me tërheqjen e bazës së materialeve zgjedhore fillon faza e përgatitjes së Qendrave të Votimit.
Të gjithë Qendrat e Votimit duhet të jenë të hapura dhe të fillojë procesi i votimit në orën 07.00, të ditës së dielë.
Administrata e KQZ-së në datat 16-18 nëntor ka trajnuar 112 komisionerë të Qendrave të Votimit nga 241 komisionerë në total, të cilët do të angazhohen ditën e votimit, pra ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e komisionerëve pjesëmarrës në trajnim ishin të propozuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sot, Administrata e KQZ-së ka trajnuar edhe 72 kryetarët dhe sekretarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit të cilët janë paraqitur për të tërhequr bazën materiale, pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në trajnimin e zhvilluar në datat 16-18 nëntor.
KQZ bën me dije se gjatë ditës së sotme ka patur kërkesa për zëvëndësim të komisionerëve, përkatësisht:
1. Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvëndësime
2. Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvëndësime
3. Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvëndësime
4. Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvëndësime
Administrata e KQZ-së ndodhet në Kolonjë për të monitoruar dhe ofruar asistencën e nevojshme për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, ndërkohë të gjithë sekretarët e qendrave të votimit duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me KQZ-në, për të përcjellë informacionin në dinamikë për ecurinë e procesit të votimit.
KQZ sjell në vëmendje dhe i inkurajon komisionerët, që të zbatojnë me përpikmëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.
Faleminderit!