Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) ka pritur në një takim punë Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Z. Florian Raunig i cili shoqërohej nga Znj. Clauida Vollmer, Shefe e Departamentit të Demokratizimit dhe Z. Florian Hobdari, Këshilltar vendas për Reformën Zgjedhore, Departamenti i Demokratizimit.
Kryetarja e KQZ-së vlerësoi bashkëpunimin përmanent me OSBE-në gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e KQZ-së e falenderoi Ambasadorin Rauning për asistencën teknike dhe mbëstetjen e vazhdueshme që OSBE ofron ndaj KQZ-së dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE