Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
1. Projekt-vendimin, “Për caktimin e kohës së transmetimit në radiotelevizionin publik, të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.
2. Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për anëtarë në këshillat bashkiake, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.
3. Projekt-vendimin, “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.