Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi:

Projekt-vendimin, “Shqyrtim për kërkesën ankimore nr.14, të paraqitur nga Partia Agrare Ambjentaliste, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.43,
1. Bashkia Rrogozhinë, Qarku Tiranë”. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe kthimin e dosjes në KZAZ.

2. Projekt-vendimin, “Shqyrtim për kërkesën ankimore nr.15, të paraqitur nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.68, Bashkia Maliq, Qarku Korçë”. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe kthimin e dosjes në KZAZ.

3. Projekt-vendimin, “Shqyrtim për kërkesën ankimore nr.18, të paraqitur nga Lëvizja Socialiste per Integrim, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.85, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë”. KQZ vendosi vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës dhe kalimin e materialeve të dosjes për ekspertimin grafik, Policisë Shkencore.

4. Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr.378, datë 11.05.2015, “Për caktimin e vendit të numerimit të votave të KZAZ-së nr.22, qarku Durrës, për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

5. Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr.379, datë 11.05.2015, “Për caktimin e vendit të numerimit të votave të KZAZ-së nr.22, qarku Durrës, për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

6. Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr.334, datë 11.05.2015, “Për caktimin e vendit të numerimit të votave të KZAZ-së nr.49, qarku Elbasan, për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

7. Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr.335, datë 11.05.2015, “Për caktimin e vendit të numerimit të votave të KZAZ-së nr.50, qarku Elbasan, për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

8. Projekt-vendimin, “Për caktimin e Vendit të Numërimt të Votave, të disa Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Gjithashtu, KQZ hodhi shortin dhe relatoi, Kërkesat Ankimore nr. 19 dhe nr. 20, dhe vendosi kalimin e dy Kërkesave Ankimore për shqyrtim.