Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:

  • “Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019’’.
  • “Për miratimin e strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
  • “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

KQZ vendosi të caktojë partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihen dhe funksionojnë për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019, si më poshtë:

  • Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë;
  • Dy anëtarë propozohen nga Partia Demokrratike e Shqipërisë;
  • Një anëtar propozohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim;
  • Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partië politike të sipërcituara, duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 18.03.2019.

  • “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partive që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit të hedhur në mbledhjen e KQZ-së, sipas të cilit;

  • Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër ç
  • Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.
  • “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 29.01.2013” Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve “.
  • “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore për plotësimin e vendeve vakant në këshillin bashkiak:

  • Qarku Vlorë, Bashkia Konispol, z. Erlin Avdi. 
  • Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, z. Klaudio Qëndro.