Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017, partitë politike:
1. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
2. Partia Aleanca Demokratike Shqipëtare.
3. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar.
4. Partia Unitetit Kombëtar.
5. Partia Socialite të Moderuar.
6. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
a. Për miratimin e qendrave të votimit në ambjente private.
b. Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
c. Për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ shqyrtoi rezultatin e verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore;
– Qarku Korçë, Bashkia Maliq, z. Fevri Sherifi
– Qarku Korçë, Bashkia Maliq, zj. Nertila Belishta
– Qarku Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, zj. Marsela Dajanaj
– Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Mimoza Shkjau
– Qarku Tiranë, Bashkia Rrogozhinë, z. Gëzim Bidaj
– Qarku Vlorë, Bashkia Konispol, z. Erion Xhemalaj.
Lidhur me shqyrtimin e rezultateve të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 për funksionarin publik, anëtar në këshillin e bashkisë Kukës, z. Basri Elezi, KQZ konstatoi se ky funksionar nuk është në kushtet e ndalimit të urshtrimit të funksionit.