Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
- “Për miratimin e modelit të kutisë së votimit, që do të përdoret për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për miratimin e modelit të kutisë së materialeve zgjedhore, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për miratimin e llojit dhe specifikimeve të bojës timbruese, që do të përdoret për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për miratimin e modelit të vulave, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për miratimin e modeleve të zarfeve të sigurisë, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit, që do të përdoret nga Komisioni i Qëndrës së Votimit , për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
- “Për ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore, caktimin e personelit dhe vendodhjes së tyre për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
KQZ vendosi ngritjen e zyrave Rajonale Zgjedhore në 12 qarqet e vendit, të cilat do të funksionojnë përgjatë periudhës 1 mars-31 korrik 2019 dhe ambjentet e pajisjet e punës për ZRZ do të sigurohen nga prefektët e qarqeve.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vacant në këshillat bashkikë për:
Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, znj. Arta Tushaj
Qarku Vlorë, Bashkia Vlorë, znj. Erjona Ismaili
Qarku Durrës, Bashkia Kavajë, znj. Sofije Cara
Ndërkohë, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e radhës të projektvendimit “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2019”.