1. Projekt-vendimin, “Shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.6, të paraqitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ n.53, Bashkia Prrenjas, Qarku Elbasan”. KQZ vendosi vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës dhe kalimin e materialeve të dosjes për ekspertimin grafik, Polisicë Shkencore.
2. Projekt-vendimin, “Shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.7, të paraqitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ n.74, Bashkia Përmet, Qarku Gjirokastër”. KQZ vendosi shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KZAZ-së nr. 74 dhe kthmin në KZAZ të dosjes për verifikim.
3. Projekt-vendimin, “Shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.9, të paraqitur nga Fronti, me objekt, “Kundërshtimin i Vendimit të KZAZ-së nr.62, ndaj mosregjistrimit të kandidatit për kryetar bashkie, Bashkia Ura Vajgurore, Qarku Berat”. KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit të kërkesës.
4. Projekt-vendimin, “Shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.10, të paraqitur nga Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, me objekt, “Kundërshtimin i Vendimit nr.16 të KZAZ-së nr.42, ndaj mosregjistrimit të listës shumemërore për këshillin e bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
5. Projekt-vendimin, “Shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.12, të paraqitur nga Partia Socialiste, me objekt, “Kundërshtimin i Vendimit të KZAZ-së nr.1, per regjistrimin e kandidatit te PSD per kryetar te Bashkise, malesi e Madhe, Qarku Shkodër”. KQZ vendosi që kërkesa ankimore me të gjitha materialet e dosjes t’i kalojnë Prokurorisë.
6. Projekt-vendimin, “Shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.13, të paraqitur nga Levizja Socialiste per Integrim, me objekt, “Kundërshtimin i Vendimit të KZAZ-së nr.67,Bashkia Pogradec, Qarku Korccë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
7. Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për rregjistrimin e listave shumëemerore të paraqitura nga Partia Aleanca Popullore, e cila kandidon me vete”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”. KQZ vendosi miratimin e listave shumëemërore të paraqitura nga Partia Aleanca Popullore.
8. Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e z.Vullnet Elbasani si kandidat i propozuar nga Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie dhe Progres për kryetarin e bashkisë Shkodër, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”. KQZ vendosi regjistrimin e z.Vullnet Elbasani si kandidat për kryetarin e bashkisë Shkodër, i propozuar nga Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie dhe Progres.
9. Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e kandidatit për kryetar të bashkisë Durrës, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Populore për Punë dhe Dinjitet”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015”. KQZ vendosi regjistrimin e zj. Grida Shqina (Duma), si kandidate për kryetare të bashkisë Durrës, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Populore për Punë dhe Dinjitet”.
10. Projekt-vendimin, “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.
Gjithashtu, KQZ Hodhi shortin dhe relatoi Kërkesat Ankimore nr. 14, 15, 16, 17, 18. KQZ vendosi mos kalimin për shqyrtim të Kërkesave Ankimore nr. 16, 17 dhe vendosi kalimin për shqyrtim të Kerkesave Ankimore nr. 14, 15, 18, në mbledhjen e ditës së Premte, dt. 15.05.2015, në orën 18.00.