Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi dhe Zëvëndëskryetari z. Denar Biba kanë pritur në ambjentet e KQZ-së delegacionin e misionit të ODIHR-it, z. Ron Laufer, Zëvëndëskryetari i Misionit, z. Kakha Inaishvili, dhe z. Ivan Tsikota, Analistë të Zgjedhjeve, zj. Kseniya Dashutsina, Analiste e Çeshtjeve Ligjore, zj. Elma Sehalic, Analiste e Medias.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Delegacionit me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të fillimit të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore, të datës 21 qershor 2015.