Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Libohovë, qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Libohovë, qarku Gjirokastër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 79.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 9 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 6 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Vorë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Vorë, qarku Tiranë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 26.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 11 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 10 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Belsh, qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Belsh, qarku Elbasan dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 45.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 13 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 8 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Tepelenë, qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Tepelenë, qarku Gjirokastër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 77.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 11 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 4 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Sarandë, qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Sarandë, qarku Vlorë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 88.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 20 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 9 mandate
• Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, 1 mandat
• Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 1 mandat
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Rrogozhinë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Rrogozhinë, qarku Tiranë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 43.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 15 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 6 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Krujë, qarku Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Krujë, qarku Durrës dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 20.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 19 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 12 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Gjirokastër, qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Gjirokastër, qarku Gjirokastër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 78 .
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 21 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 10 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Malësi e Madhe, qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Malësi e Madhe, qarku Shkodër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 01.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 17 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 12 mandate
• Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, 1 mandat
• Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqenie dhe Progres, 1 mandat
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Mat, qarku Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Mat, qarku Dibër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 16.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 12 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 9 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Pogradec, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Pogradec, qarku Korçë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 67.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 21 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 10 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ me nr.102, 105 dhe 109, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”, të shtyra nga mbledhja e mëparshme. KQZ pas shqyrtimit administrativ dhe provave të marra nga Kutitë e Materialeve Zgjedhore, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 102, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë.
2. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 105, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Shqipërisë
3. Pranimin e kërkesës ankimore nr. 109, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, duke bërë ndryshimet përkatëse në vendimin e KQZ-së nr. 856, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedjet e Këshillit të Bashkisë Durrës, qarku Durrës”, duke kaluar 31 vota nga Partia e Gjelbër tek Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit dhe relatimin e kërkesws ankimore nr. 113, të paraqitura nga subjekti zgjedhor, Aleanca Demokratike Shqiptare”. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës ankimore.
Gjithashtu, KQZ do të vijojë shqyrtimin në mbledhjen e ditës së martë, dt. 14.07.2015, të projekt-vendimit, “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ me nr.107 dhe 108, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”.