Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit të Studimeve Politike për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
2. “Për miratimin e gazetarëve të gazetës “Panorama“ për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit “Rozafa “ për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
5. “Për emërimin e Kryetarëve dhe Zëvendëskryetarëve të disa KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. “Për miratimim e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga KZAZ dhe GNV-të e ZAZ-së nr.42, për administrimin e votave të hedhura gabim, për zgjedhjet për Kuvendin dhe zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 25 qershor 2017”.
7. “Për verifikimin e listave shumemërore të partisë “Forca Rinia”, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës për miratimin e listave shumemëroretë “Partisë Forca Rinia” për zgjedhjet për Kuvendin e datës 25 Qershor 2017.