Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për kryetar Bashkia Kolonjë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 20 nëntor 2016”. KQZ organizoi shortin dhe miratoi rezultatin e tij, sipas të cilit, z. Dritan Hajro, kandidati i mbështetur nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, do të renditet i pari në fletën e votimit dhe z. Ilia Stefo, kandidati i mbështetur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të renditet i dyti.
2. “Caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016”. KQZ vendosi të caktojë bibliotekën “Skënder Luarasi”, salla e konferencave, në qytetin e Ersekës, Bashkia Kolonjë, si vend të numërimit të votave për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Kolonjë.
3. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë sipas listës së mëposhtme:
– Qarku Berat, Bashkia Berat, z. Donald Kudret Molishti
– Qarku Berat, bashkia Skrapar, z. Dritan Halit Pëllumbi
– Qarku Dibër, Bashkia Dibër, z. Uzri Han Zyberi