Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin:
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë për kandidatët:
1. Qarku Korçë, Bashkia Korçë, z. Përparim Kutrolli
2. Qarku Fier, Bashkia Lushnje, zj. Vjola Bakushi
3. Qarku Lezhë, Bashkia Lezhë, z. Arif Muça.
Ndërkohë, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”, ditën e mërkurë dt. 04.10.2017, në orën 12:00.