NJOFTIM

Për përfundimin e procedurës të shpallur “Lëvizje paralele” për pozicionin e punës, specialist (inspektor), në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa kandidat.

Për procedurën e shpallur “Lëvizje paralele” për pozicionin, specialist (inspektor), në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit të procedurës, lëvizja paralele në kategorinë e ekzekutive nuk u paraqit asnjë kantidat.

Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II,dhe IV, ju bëjmë me dije se, ashtu siç është parshikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, “Pranimi në Shërbimin Civil”.


Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve