NJOFTIM
Njoftim për fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit.
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi” pika 12, dhe 14, u zhvilluan procedurat e konkurimit për pranimin në shërbimin civil për pozicionin e lirë të punës, Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.
Komisioni i Përhershëm i Pranimit në shërbimin civil, në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues për pozicionin e punës, Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit,
• z.Ilir Shehu
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Tiranë më, 14.12.2017