Fjala e Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri në konferencën “Teknologjitë e Reja të Votimit: Standardet, praktikat më të mira dhe sfidat në zbatimin e teknologjisë në zgjedhje”.

 

Rasti Shqiptar:

 

Entuziazmi, forcë lëvizëse për teknologjitë në zgjedhje

Shqipëria është mjedis ideal për zhvillimin e debatit rreth teknologjisë në zgjedhje. Nëse arsyeja e kulluar dhe gjakftohtë, pro apo kundër teknologjisë, arrin të fitojë këtu, atëherë ajo arrin të fitojë në çdo mjedis tjetër.

Unë sot dua të reflektoj rreth rastit shqiptar nga një lloj këndvështrimi sa realist, aq edhe provokativ e ironik. Nganjëherë kjo ndihmon më shumë që debati rreth temës të gjallërohet e të përqendrohet tek problematika e vërtetë dhe vërtet të rëndësishme për teknologjinë nëzgjedhje.

Ka një fjalë që përshkruan saktësisht qasjen shqiptare ndaj përdorimit të teknologjive nëzgjedhje dhe kjo është fjala “entuziazëm”. Debati rreth teknologjive në zgjedhje ështëprezent në Shqipëri së paku nga viti 2008. Shqiptarët, si popull me demokraci të re, e kanënisur këtë debat nga zero dhe kishin mundësinë t’i jepnin atij një qasje racionale, apo tëkujdesshme, konservatore, dyshuese, mosbesuese, eventualisht progresive (dmth me hapa vazhdues), apo metodike, eksperimentale, shkencore, të sigurtë apo të suksesshme.

Faktikisht, ne pothuajse nuk kemi pasur vëmendje për asnjerën nga këto qasje. Qasja jonëështë (dhe ne jemi krenarë për këtë) qasje entuziaste. Ne besojmë se Shqipëria ka nevojëtë adoptojë në zgjedhje teknologjitë më të avancuara, t’i adoptojë ato lidhur me çdo aspekt të zgjedhjeve, t’i adoptojë pavarësisht nga kostot dhe potencialet materiale apo intelektuale të vendit, t’i adoptojë ato sot dhe t’i vejë në zbatim po sot. Ne e adhurojmë teknologjinë. Ne nuk kemi rezerva, nuk njohim dyshime. Ndaj qasja jonë është entuziaste.

Entuziazmi është pija jonë energjike, që na bën me krahë.

Ndonjeri nga personat prezent në sallë do thotë se ky përshkrim i rastit shqiptar ështëqartazi i hiperbolizuar pasi shqiptarët nuk janë vetëm entuziastë, por mbajnë mbi shpinëdhe cilësorë të tjerë, pse jo dhe cilësorë me ngjyrim pozitiv, si racionalë, të mençur, tëmatur, vizionarë, karakteristika që, thellë-thellë, i shfaqin edhe në debatin për teknologjitë e reja të votimit.

Ndonjëri do thotë se përshkrimi im duket shumë i thjeshtuar, për të qenë i vërtetë.

Unë bie menjëherë dakord, por, gjithësesi, dua ta mbaj ende në këmbë cilësorin “entuziast”, sepse ai më ndihmon të shpjegoj mungesën e rezervave dhe dyshimeve në debatin e brendshëm shqiptar për teknologjinë në zgjedhje. Entuziazmi është shpjegimi mëdashamirës për mungesën e frikës e të mosbesimit tek teknologjia.

Ne kemi një administratë zgjedhore të politizuar skajshëm, e cila jo rallë, për këtë shkak, nërrugë e sipër bëhet konfliktuale, penguese, bllokuese dhe dëmtuese për standardin zgjedhor. Prandaj ne duam teknologjinë në zgjedhje, sepse besojmë tek efekti neutralizues i teknologjisë mbi administratën zgjedhore.

Ne ende kemi praktika të këqija apo manipulative në zgjedhje, fenomene si shitblerja e votave apo pengimi i zgjedhësve për të ushtruar lirisht vullnetin e tyre. Prandaj ne duam teknologjinë në zgjedhje, sepse besojmë se teknologjia i mban larg keqbërësit.

Ne nuk kemi frikë se mbivlerësojmë teknologjinë në votim dhe në numërimin e votave, nuk kemi frikë se krijojmë perceptimin për teknologjinë, si zgjidhja e të gjitha problemeve zgjedhore në Shqipëri.

Ne nuk kemi frikë nga keqpërdorimi i teknologji-zimit të zgjedhjeve për interesa ngushtësisht partiake, nuk kemi frikë se teknologjia, e re dhe e panjohur, mund te trembëzgjedhësit, mund t’i bëjë ata të ndjehen të pasigurtë, apo të vëzhguar, se, për këtë shkak, mund të ulet pjesmarrja e tyre në zgjedhje, nuk kemi frikë se, nëpërmjet teknologjisë mund të ketë përjashtime selektive nga e drejta e votimit, apo se mund të deformohet rezultati.

Së fundi, ne nuk kemi frikë se teknologjia mund të dështojë ditën që duhet të vihet në punë, ndaj nuk kemi pse të mendojmë për planin “B”, për planin e veprimit manual.

Neve na mjafton teknologjia. Për ne, ajo është garancia e të gjitha garancive.

Ne kemi arsye të jemi të tillë. Në vitin 2008, si rrufe në qiell të pastër, ne shpikëm “numërimin me videoregjistrim të votave”. Në një kohë sa hap e mbyll sytë ne vendosëm qëpër çdo tavolinë numërimi të kishte një monitor, ku të shfaqej çdo fletë votimi, që të mund ta shihnin të gjithë personat që vëzhgonin procesin, si dhe të filmonim të gjitha fletët e votimit me kamera statike. Ne vendosëm që video-regjstrimi tu vihej në dispozicion tëgjitha subjekteve zgjedhore që do ta kërkonin këtë. Përveç kësaj, vendosëm që çdo VNV tëvëzhgohej live me kamera me cirkuit të mbyllur. Me këtë inauguruam Epokën e Transprencës së numërimit të votave në historinë shqiptare të zgjedhjeve.

Të gjithë atyre që pretenduan se kosto ishte e papërballueshme, se nuk kishte kohë tëmjaftueshme për implementim, se grupet e numërimit nuk do trajnoheshin dot dhe se nuk do ishin të aftë për përdorimin e sistemit, ne u dhamë leksionin që meritonin, i bëmë tëpranonin se ishin gabim. Sistemi u instalua, u kolaudua dhe u vu në punë në një kohë sa hap e mbyll sytë, me besim dhe entuziazëm të papërshkruar. Sistemi funksionoi dhe ështënë punë edhe sot, sa herë ne kemi zgjedhje. Shqipëria ka sot sistemin më transparent tënumërimit të votave në botë, falë qasjes sonë entuziaste.

Sigurisht, që sistemi ynë i numërimit të votave është i ngadaltë, i tejzgjatur, nganjëherë i vonuar dhe pengues, por këto janë çështje që kanë lidhje me qasjen racionale të problemit, ndaj unë i injoroj.

Epoka e Transparencës, falë teknologjisë, është padyshim histori suksesi për Shqipërinë, burim i mjaftueshëm besimi dhe frymëzimi për hapin tonë të dytë të madh teknologjik, atëqë në historinë e zgjedhjeve shqiptare ka hyrë me emrin “Projektet pilot SEN (Sistemi Elektronik i Numërimit) dhe SEV (Sistemi Elektronik i Verifikimit)”.

Dy projektet pilot SEN dhe SEV janë ushtrimi ynë teknologjik për zgjedhjet e vitit 2013, janëhyrja jonë në Epokën e Zgjedhjeve Elektronike, sikurse janë dhe përballja jonë e parë me dështimin. SEN dhe SEV kishin për qëllim testimin e aplikimit të teknologjisë së informacionit në qarkun e Fierit (për SEN) dhe qarkun e Tiranës (për SEV) dhe adresonin dy çështje tejet të mprehta të problematikës sonë zgjedhore, njëri keqpërdorimin e numëruesve për deformimin e vullnetit të zgjedhësve (leximin qëllimshëm gabim të votës), kurse tjetri votimin në emër dhe për llogari të personave të tjerë.

Të dy sistemet janë konkurrues me metodat klasike të identifikimit të zgjedhësve dhe tënumërimit të votave. Madje, nëse ka vullnet dhe vetëdije juridike, metodat klasike rezultojnëmë të efektshme dhe më të sigurta. Por në vitin 2013, ligjvënësi shqiptar vendosi t’i besojëmë shumë teknologjisë, se sa potencialit njerëzor, vendosi që leximin e votës dhe identifikimin e zgjedhësve ta merrnin përsipër makinat.

Eksperimenti ynë me SEN dhe SEV u krye në një kohë rekord (nuk kish si ndodhte ndryshe). Nga konceptimi, deri në kolaudimin e sistemeve u konsumuan më pak se dhjetë muaj, nënjë kohë që rekomandimet ndërkombëtare flisnin për qasje të kujdesshme dhe për afatin tre vjeçar si afatin optimal për eksperimentimin.

SEN dështoi për një fakt të thjeshtë papajtueshmërie: numri i lartë i subjekteve në garë nuk shkonte me kapacitetet teknike të makinave numëruese, modifikimi i kapaciteteve teknike të makinave nuk shkonte me kohën e shkurtër në dispozicion të kompanisë ofertuese.

SEV dështoi për shkak të papjekurisë së vet. Qëllimi bazë i zbatimit të këtij sistemi ishte verfikimi dhe regjistrimi i pjesëmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit, nëpërmjet leximit të dokumentit identifikues biometrik. Testimi tregoi se përdorimi i verifikimit elektronik tëidentitetit vononte ndjeshëm procedurën e votimit, sistemi lejonte marzh teper të lartëgabimi, defektet shkaktonin vonesa, bllokime dhe mosrakordim të shifrave në rubrikat e tabelave të rezultateve, pra si rrjedhim, përshtjellim në procedurat e numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit. Gjatë testimit të funksionalitetit të SEV u vërtetuan mangësi të theksuara në elementët e sigurisë dhe u ngritën dyshime mbi integritetin e sistemit në përgjithësi.

Në vitin 2013 KQZ-ja tregoi një përgjegjshmëri shembullore, kur vendosi të refuzonte si implementimin e SEN, ashtu dhe implementimin e SEV. Ky vendim i kurseu zgjedhjeve shqiptare të vitit 2013 spiralen e paevitueshme të konfliktit në rast se sistemet do dështonin në zgjedhje, ashtu siç dështuan në testim. Opozita e asaj kohe, e cila e kish vendosur implementimin e teknologjive kusht për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, erdhi në pushtet pa ndihmën e teknologjisë, por i kaloi menjëherë trashëgim opozitës rishtare dashurinë dhe entuziazmin për forcën çudibërëse të teknologjisë. KQZ-ja që shpëtoi zgjedhjet me vendimin e vet gjakftohtë, nuk ia kaloi askujt trashëgim gjakftohtësinë dhe racionalitetin e vet.

Më duhet të shtoj se megjithëse, Kodi Zgjedhor parashikonte detyrimin e KQZ-së për nxjerrjen e rregullave të posaçme për aplikimin e këtyre teknologjive në zgjedhjet e mëpasshme, dështimi i dy projekteve pilot SEN dhe SEV dhe vakumi ligjor, bëri që KQZ të mos avanconte më tej në këtë drejtim.

Ndaj, sot, ne jemi këtu dhe diskutojmë për teknologjitë në zgjedhje me të njejtën qasje si ditën tonë të parë, me entuziazëm.

Unë personalisht besoj se Epoka e Zgjedhjeve Elektronike do të ketë të ardhme në Shqipëri. Unë besoj tek potenciali i teknologjisë në zgjedhje, por kam merak të them, se forca e teknologjisë nuk qendron tek pajisjet, por tek harmonia, homogjeniteti midis pajisjeve dhe aftësisë në përdorimin e tyre.

Tek votimi elektronik aftësinë duhet ta denonstrojnë zgjedhësit. Ata duhet të jenë “informaticienët” tanë.

Tek numërimi elektronik provën duhet ta japin administratorët zgjedhorë.

Tek SEN dhe SEV ky homogjenitet u krijua rreth paaftësisë së njerëzve dhe teknikës për të përballuar detyrën, ndaj dhe sistemet dështuan. Tek votimi dhe numërimi elektronik arsyeja e do që t’i investohet aftësisë. Që kjo të ndodhë duhet që vëmendja jonë të mos përqendrohet vetëm tek teknika, por t’i përkushtohet më shumë njerëzve.

Për të krijuar dhe mbajtur gjallë këtë homogjenitet na duhet shumë më tepër se qasja jonëentuziaste. Na duhet në radhë të parë racionalitet.

Faleminderit !