Njoftim për fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, Drejtor i Teknologjisë së Informacionit
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V, nenit 26, pikës 7, gërma a, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,i ndryshuar, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 36, ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurimit për ngritje në detyrë, për pozicionin e punës Drejtor i Teknologjisë së Informacionit.
Komisioni i Përhershëm i Ngritjes në Detyrë, në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues për pozicionin e punës, Drejtor i Teknologjisë së Informacionit
• z. Nexhmi Mezani
Drejtoria e BurimeveNjerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më, 05.03.2019