Për kandidatin fitues për vendin e lirë të punës Specialist Redaktor/Edukimi në Sektorin e Edukimit të Zgjedhësve, në DKZETZ.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 4, gërma a, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pika 22, Njësia Përgjegjëse, njofton se;
Nga konkurrimi për procedurën ”Lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive” për pozicionin e punës Specialist Redaktor/Edukimi në Sektorin e Edukimit të Zgjedhësve, në DKZETZ, që u zhvillua më datë 04.11.2019 ora 10:00, Komisioni i Përhershëm i Lëvizjes Paralele, pas përfundimit të vlerësimit përzgjodhi si kandidat fitues,
- Monika Sinani
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë, më 05.11.2019