Në zbatim të nenit  22  të  ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe pika të pikave 12 dhe 14 të Kreut IV të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurimit për pranimin në shërbimin civil për pozicionin e lirë të punës, Specialist /IT në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.

Komisioni i Përhershëm i Pranimit në shërbimin civil, në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues për pozicionin e punës, Specialist /IT në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit z.Klajdi Taka.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.org.al

KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Drejtoria e Burimeve Njerëzore