Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Neni 25 Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton se;

Nga konkurrimi për procedurën  e lëvizjes paralele për (1) një vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, në pozicionin Specialist/IT në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, që u  zhvillua më datë 13.11.2020 ora 10:00, Komiteti i Pranimit  për Lëvizjen Paralele, vendosi përfundimin e procedurës pa kandidat fitues.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.org.al.

 

 

KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Drejtoria e Burimeve Njerëzore