NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 ” Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët, apo të mesme drejtuese ” pika 1, dhe VKM nr.242, datë 18.03.2015  “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton se:
Në datën dhe orën e caktuar sipas publikimit të përcaktuar në shpalljen për konkurim rezultoi se  kandidati që përmbushte kushtet minimale dhe të veçanta për të vazhduar intervistën me gojë,  për pozicionin e lirë të punës Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, nuk u paraqit.
Për sa më sipër, anëtarët e KPLP vendosën përfundimin e procedurës pa kandidatë.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Tiranë, më 06.07.2018