NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 pika 1, Vendimit të  Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015  “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II,”Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori”, njësia përgjegjëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve njofton se:

Procedura e lëvizjes paralele për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë së mesme drejtuese në pozicionin e punës Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit, pas verifikimit paraprak të dokumentacionit mbyllet pa kandidatura.

Konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut V-“Lëvizja paralele dhe ngritje në detyrë”, neni 26,”të ligjit 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar,me procedurën “Ngritje në detyrë”,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 

Tiranë, më 04.04.2018