Sot, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi dhe Zëvëndëskryetari, z. Denar Biba, kanë pritur në një takim Delagacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM), të OSBE/ODIHR-it. Delegacioni kryesohej nga Dr. Richard Lappin, Këshilltari i Lartë për Zgjedhjet, i cili shoqërohej nga Z. Alexey Gromov dhe Z. Oleksii Lychkovakh, këshilltarë për zgjedhjet.
Qëllimi i takimit të Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it me Kryetaren dhe Zëvëndëskryetarin e KQZ-së, ishte vleresimi i mjedisit para-zgjedhor dhe njohja me përgatitjet për zgjedhjet vendore, të datës 21 Qershor.
Kryetarja e KQZ-së, znj. Luzi bëri një panoramë të përgatitjeve që KQZ ka bërë për zgjedhjet e datës 21 Qershor, ku ka theksuar se institucioni që ajo drejton, është angazhuar maksimalisht për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Dr. Richard Lappin në emër të Delegacionit që kryesonte ka falenderuar Kryetaren Luzi dhe Zëvëndëskryetarin Biba, për informacionin dhe pasqyrimin e punës së KQZ-së për organizimin e administrimin e zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore.