Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri takoi Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukrich.

Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i projekteve që KQZ po zhvillon me mbështetjen e Këshillit të Evropës në plotësim të nevojave të KQZ-së për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017.
Duke e falenderuar për bashkëpunimin permanent, Kryetari i KQZ-së z. Klement Zguri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm mbështetjen e organizmave ndërkombëtarë, si Këshilli i Evropës, për të arritur organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve me standarde ndërkombëtarë dhe të besueshme jo vetëm nga faktori politik, por edhe nga qytetarët shqiptarë.
Nga ana e tij, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Neukrich u shprehu gadishmërinë e Këshillit të Evropës për të vijuar mbështetjen ndaj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.