KQZ prezanton tri projekte të reja në mbështetje të procesit zgjedhor të 2015.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të zgjedhjeve të 21 Qershorit prezantoi tri projekte elektronike, të cilat do të rrisin informacionin dhe transparencën për publikun, median dhe subjektet zgjedhore, që garojnë në zgjedhjet vendore. Projekti i kamerave të sigurisë në Lundër dhe projekti i Hartave Zgjedhore në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, janë realizuara më buxhetin e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa projekti i aplikacionit i “Harta dhe shfaqja e kandidatëve” është realizuar më mbështetjen e UNDP.
1-Projekti i Kamerave në Lundër
KQZ për të ofruar një transparencë sa më optimale për të gjitha partitë politike, ka mundësuar pajisjen me kamera sigurie, ambientet e magazinave në Lundër, ku administrohen materialet zgjedhore dhe fletët e votimit. Të gjitha subjektet e interesuara, duke plotësuar disa kërkesa për nivlet e sigurisë që do t’u kërkohen detyrimisht nga KQZ, do të pajisen me të dhënat e nevojshme për tu futur (loguar) në sistem dhe të ndjekin online, 24 orë në 7 ditë të javës të gjithë aktivitetin në këto magazina.
2- Projekti i Hartave Zgjedhore
KQZ ka bërë të mundur përgatitjen e një aplikacioni për krijimin e hartës së Shqipërisë me një informacion mjaft të detajuar mbi zonat e QV-ve, Zonat e Administrimit Zgjedhor, bashkitë, njësitë administrative përbërëse, e të tjera. Kjo hartë zgjedhore i ofron publikut dhe të gjithë të interesuarve shumë informacione të përqëndruar sipas ndarjes së re territoriale dhe të aksesuar në mënyrë më të thjeshtuar. Ajo gjithashtu tregon çdo listë shumemërore të kandidatëve të paraqitur në KQZ të paraqitur nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Këshillin Bashkiak dhe për Kryetarë Bashkie. Hartat zgjedhore do t’u shërbejnë jo vetëm subjeketeve zgjedhore dhe mediave por edhe vëzhguesve të huaj, të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e 21 Qershorit.
3- Software për regjistrimin dhe menaxhimin e subjekteve politike.
Me mbështetjen e UNDP-së është zhvilluar moduli për admnistrimin e subjekteve zgjedhore nga regjistrimi ne KQZ deri në paraqitjen e kandidaturave për kryetar dhe për listat shumemërore për këshilltarë. Harta dhe shfaqja e kandidatëve në ekran, janë pjesë e një projekti të madh të KQZ-së, të mbështetur nga UNDP në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2015. Si pjesë e këtij projekti, UNDP ka konceptuar dhe zhvilluar një program (softëare) të ri, për të ndihmuar KQZ-në, në regjistrimin dhe menaxhimin e subjekteve politike.
Ky aplikacion veç të tjerash, i ofron informacion publikut, për listat shumëemërore dhe kandidatët per kryetarë të regjistruar në të gjitha bashkitë nga te gjitha subjektet zgjedhore në faqen e internetit të KQZ-së. Aplikacioni tregon hartën ku paraqiten kandidatët të cilët konkurojnë për Kryetar Bashkie dhe Këshill Bashkiak, siç paraqiten në fletën e votimit në 61 bashki.