Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 69/2020 ka miratuar organikën e punonjësve të përkohshëm që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punëson për përgatitjen e procesit zgjedhor të datës 25 prill 2021.
KQZ në zbatim të këtij vendimi ka publikuar njoftimin për rekrutimin e personelit të përkohshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim krijimin e eksperiencave të përshtatshme të punës dhe zhvillimin e karrierës në administratën publike shqiptare të studentëve të ekselencës do të rekrutojë 15 studentë, që kanë kryer studimet universitare me rezultate të larta. Do të përzgjidhen 3 studentë ekselentë në shkencat juridike, 3 në shkencat ekonomike, 4 në shkencat e teknologjisë së informacionit dhe 5 në shkencat e komunikimit dhe gjuhësisë.
Për shkak të situatës së pandemisë në vendin tonë, aplikimet do të bëhen përmes shërbimit postar dhe online në faqen zyrtare të KQZ-së.
Mënyra e aplikimit për dorëzimin e dokumentacionin do të jetë:
Pranë institucionit të KQZ-së, në adresën: Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.04, Tiranë.
Me anë të postës zyrtare në adresën: Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.04, Tiranë.
Online, në faqen zyrtare elektronike të KQZ-së, në linkun; Apliko