Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi bazuar në nenin 19 pika 1 germa “n” dhe pika 2, neni 61 pika 2 dhe pika 3 të  Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, emëroi auditët teknicienë për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021.

Pas shqyrtimit të propozimeve për auditë teknicienë dhe dokumentacionit të paraqitur, z. Celibashi vendosi të emërojë auditë teknicienë:

  • Roland Kërçuku (caktuar nga nënkomisioneri i KQZ-së)
  • Briselda Mehmetllari (caktuar nga Komisioneri i KQZ-së)

VENDIM NR 01 DATË 19.10.2020, “PËR EMËRIMIN E AUDITIT TEKNICIEN PËR MBIKQYRJEN E PROÇESIT TË HARTIMIT TE LISTAVE TË  ZGJEDHËSVE,  PËR ZGJEDHJET PËR KUVENDIN TE DATES 25 PRILL 2021

VENDIM NR 13 DATE 28.10.2020, “PËR EMËRIMIN E AUDITIT TEKNICIEN PËR MBIKQYRJEN E PROÇESIT TË  HARTIMIT TË  LISTAVE TË  ZGJEDHËSVE, PËR ZGJEDHJET PËR KUVENDIN TË DATËS 25 PRILL 2021