Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të datës 21 qershor, me vendimin nr. 967, datë 10.08.2015, ka vendosur rishpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit për partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, në bazë të numrit të votave që secila parti politike ka marrë në këto zgjedhje.
Në zbatim të nenit 87 të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë fituar jo më pak se 0.5 % të votave të vlefshme në shkallë vendi, në zgjedhjet e datës 21 qershor dhe që kanë marrë paradhënie më shumë fonde se llogaritja përfundimtare e bërë nga KQZ me vendimin nr.967, datë 10.08.2015, duhet të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit.
Deri tani janë 17 parti politike, të cilat ende nuk kanë kthyer paratë në buxhetin e shtetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përdorur të gjitha rrugët e komunikimit zyrtar për t’i njoftuar këto parti për detyrimin që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
Konkretisht partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015, që duhet të kthejnë fonde në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, por që nuk i kanë bërë as pas njoftimit zyrtar janë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike ju bën apel partive politike të sapocituara, që të zbatojnë Kodin Zgjedhor dhe të kthejnë fondet e buxhetit të shtetit brenda datës 10 nëntor 2015, pasi në të kundërt, këto parti humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet dhe nuk do të regjistrohen si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, as vetëm e as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.
Ju faleminderit.