Deklaratë e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj për dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike për fushatën zgjedhore 2019.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se referuar nenit 24/3 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” i ndryshuar, afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 26 shtator.
Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore morën pjesë 36 parti politike nga të cilat 20 prej tyre i kanë dorëzur raportet për financat e fushatës zgjedhore.
Konkretisht:
- Nga 20 raportet e dorëzuara;
14 u dorëzuan brenda afatit
6 u dorëzuan jashtë afatit
- Nga 20 raportet e dorëzuara në KQZ;
- 16 janë sipas formateve të standartizuara
- 4 janë pa format
- Nga 20 raportet e dorëzuara, 13 prej tyre u kthyen për plotësim për shkak se;
- Nuk ishin të gjitha fletët e raportit, si edhe duhen firmosur dhe vulosur të gjitha fletët.
- Mungonte formati kandidatit për kryetar bashkie
- Plotësimit të raportit me shkrim dore, (duhet bërë në version elektronik).
Nuk e kanë dorëzuar raportin financiar16 parti politike, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:
- Partia Demokracia Sociale
- Partia G99
- Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
- Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar
- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
- Partia e të Drejtave të Mohuara
- Partia Unitetit Kombëtar
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
- Partia Socialpunëtore Shqiptare
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
- Partia Aleanca Kuq e Zi
- Partia Kombëtare Konservatore Albania
- Partia Emigracionit Shqiptar
- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike.
Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit. Kjo do të bëjë të mundur që publikut, medias dhe të të gjithë të interesuarve t’u ofrohet transparencë dhe mundësia e njohjes me 3 llojet e raporteve.
Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije së çdo subjekt i interesuar, nësë ka pretendime në lidhje me:
- të ardhurat e përfituara apo që ka në gjendje partia politike për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;
- të gjitha shpenzimet e kryera për periudhën duke përfshirë burimin dhe datën e përfitimit, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;
- depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera gjatë periudhës së monitorimit, te padekluara;
duhet ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura. (Për t’iu ardhur në ndihmë subjeketeve të cilat duan të ankimojnë, KQZ ka miratuar formatin e kërkesës, i cili mund të gjendet lehtësisht në faqen e internetit).
KQZ, nëpërmjet eksperteve financiar të ngarkuar për monitorimin/auditimin financiar do të bëj verifikimet lidhur me pretendimet që mund të depozitohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të garantojë të drejtën e çdo individi që paraqet pretendime në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, për t’u dëgjuar për çdo informacion apo të dhënë që disponon.
Linku ku jane te publikuara raportet:
https://cec.org.al/raportet-financiare-fushaten-zgjedhore-2019/
Faleminderit!