Tiranë, më 20.12.2012

Anëtarët e KQZ-së , vizitë dy ditore në Këshillin e Evropës

Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë zhvilluar një vizitë dy ditore në Strasburg ku kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të lartë të Këshillit të Europës.

Ata zhvilluan takime me Znj. Claudia Luciani, Drejtoren e Departamentit të Demokratizimit, Kulturës dhe Diversitetit, dhe Z. Alexandre Guessel, Drejtor i Këshillimit Politik. Në takim morën pjesë gjithashtu Z. Bas Klein, Komisioner praën Komisionit për Respektimin e detyrimeve nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, dhe Z. Chemavon Chahbazian, Ndërparlamentar për funksionimin dhe për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, si dhe Z. Pierre Garrone, shef i zgjedhjeve dhe referendumeve, Komisioni i Venecias e të tjerë. Tema kryesore e diskutimeve ishin zgjedhjet parlamentare të vitit 2013;

1- Programi para-zgjedhor i asistencës ndërkombëtare që do të zbatohet në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme.

2- Kuadri ligjor dhe zbatimi i tij.

3- Organizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të Administratës Zgjedhore si dhe çështje praktike organizative.

Gjatë takimeve u shkëmbyen ide për të vlerësuar nevojat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor. Nga ana e Anëtarëve të KQZ-së u parashtruan nevojat për asistencë teknike për programet e trajnimit dhe financimin e projekteve për edukimin e zgjedhësve shqiptarë. Këto kërkesa u gjeten të arsyeshme nga ana e Këshilli i Euvropës, përfaqësuesit e të cilit garantuan Anëtarët e KQZ-së se do të merren parasysh.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE