1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  Kreu II, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor në Drejtorinë Juridike. Kategoria e pagës II-b.

  • Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil. Nëse nga procedura e mësipërme pozicioni punës mbetet ende vakant, konkurrimi do të vazhdojë me procedurën si më poshtë:

 

  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion:
  1. Të sigurojë bazueshmërinë ligjore në të gjitha aktet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (vendime, udhëzime).
  2. Të përgatisë projekt-aktet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatim të kompetencave të Kodit Zgjedhor.
  3. Të përfaqësojë KQZ-në në proçeset gjyqësore (shqyrtimi/hartimi i kërkesë padive, përgatitja e prapësimeve brenda afateve ligjore, përfaqësimi përpara trupit gjykues) në të gjitha shkallët e gjyqësorit, në bazë të autorizimeve të titullarit duke analizuar provat dhe bazën ligjore.
  4. Të shqyrtojë marrëdhëniet juridike të institucionit me të tretët dhe hartimin e kontratave të ndryshme për përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të Institucionit në këto marrëdhënie.
  5. Të organizojë dhe menaxhojë punën për dhënien e konsulencës juridike për drejtoritë e tjera, për ti shërbyer realizimit të detyrave të tyre.
  6. Të administrojë proçesin e shqyrtimeve në rrugë gjyqësore të ankimeve pranë organeve drejtuese të KQZ-së dhe në Kolegjin Zgjedhor.
  7. Të garantojë në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të institucionit, zbatimin e vendimeve të Gjykatës, ku KQZ ka qenë palë ndërgjyqëse.
  8. Të asistojë organet drejtuese të KQZ-së në proceset e shqyrtimeve administrative të ndërmarra prej tyre në zbatim të ligjit zgjedhor dhe ligjeve të veçanta.
  9. Të kërkojë prova, dokumenta, informacione mga administrata e KQZ-së për të gjitha paditë, ankesat apo kallëzimet ndaj KQZ-së.
  10. Të administrojë proçesin e emërimit të ekspertëve kontabël, për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike dhe aktet e KQZ të nxjerra në zbatim të tyre për kontrollin financiar të Partive Politike.
  11. Të koordinojë veprimtarinë juridike në strukturat e posacme, dekriminalizimit dhe Financimit të Partive Politike.
  12. Të administrojë dhe mbikëqyrë proceset administrative të cilat ngarkojnë KQZ-në për kryerjen e tyre.
  13. Të administrojë raportet e monitorimit të hartuara nga Enti Rregullator për monitorimin e fushatës zgjedhore.
  14. Të administrojë dhe monitorojë matricën e akteve nënligjore të drejtorisë juridike dhe të institucionit.
  15. Të japi konsulencën juridike në veprimtarinë e KQZ-së.
  16. Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

 

  1. Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  • të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  • të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  • të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

  1. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
  • Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në Shkenca Juridike.
  • Përvoja: Eksperiencë në  punë jo më pak se 3 vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
  • Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet juridike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria.
  • Njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale.
  • Aftësi për të përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afate.
  • Aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
  • Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht.

 

  • Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
  • Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”;
  • Ligjin nr.9131 ,datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”

 

  • Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:

 

  1. Letër motivimi  për aplikim në vendin vakant;
  2. Një kopje të jetëshkrimit (V);
  3. Fotokopje e diplomës nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njehësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje e listës së notave nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  5. Një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  7. Fotokopje e letërnjoftimit;
  8. Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues;
  9. Formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar – Qershor për vitin 2020;
  10. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

 

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentave është data 30.10.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.

Në datën 03.11.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.

Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen individualisht nga njesia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.

Kandidatët e pakualifikuar paraqesin ankesat me shkrim pranë njesisë përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambjentet e KQZ-së datën 13.11.2020 ora 10-00

 

  1. c)Mënyra e vlerësimit të Kandidatëve;

Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

  • 40 pikë për dokumentacionin edorëzuar, i ndarë:
  1. 20 pikë përvojën,
  2. 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse
  3. 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer
  • 60 pikë për intervistën me gojë.

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidatët që kanë konkurruar për  rezultatin e tyre.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten me shkrim në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Komisioni, brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit përzgjedh kandidatin, cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë e lartë (70% të pikëve) për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Drejtorisë Juridike.

 

Kandidati Fitues do të shpallet nga Njësia Përgjegjëse në datën 23.11.2020.

 

Njoftimi do të bëhet në portalin”Shërbimi Kombëtar i punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.

 

  1. Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar Kreu III, “Ngritja në detyrë”, njoftohet se:

Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor në Drejtorinë e Juridike. Kategoria e pagës II-b.

  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion pune janë:

 

  1. Të sigurojë bazueshmërinë ligjore në të gjitha aktet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (vendime, udhëzime).
  2. Të përgatisë projekt-aktet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatim të kompetencave të Kodit Zgjedhor.
  3. Të përfaqësojë KQZ-në në proçeset gjyqësore (shqyrtimi/hartimi i kërkesë padive, përgatitja e prapësimeve brenda afateve ligjore, përfaqësimi përpara trupit gjykues) në të gjitha shkallët e gjyqësorit, në bazë të autorizimeve të titullarit duke analizuar provat dhe bazën ligjore.
  4. Të shqyrtojë marrëdhëniet juridike të institucionit me të tretët dhe hartimin e kontratave të ndryshme për përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të Institucionit në këto marrëdhënie.
  5. Të organizojë dhe menaxhojë punën për dhënien e konsulencës juridike për drejtoritë e tjera, për ti shërbyer realizimit të detyrave të tyre.
  6. Të administrojë proçesin e shqyrtimeve në rrugë gjyqësore të ankimeve pranë organeve drejtuese të KQZ-së dhe në Kolegjin Zgjedhor.
  7. Të garantojë në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të institucionit, zbatimin e vendimeve të Gjykatës, ku KQZ ka qenë palë ndërgjyqëse.
  8. Të asistojë organet drejtuese të KQZ-së në proceset e shqyrtimeve administrative të ndërmarra prej tyre në zbatim të ligjit zgjedhor dhe ligjeve të veçanta.
  9. Të kërkojë prova, dokumenta, informacione mga administrata e KQZ-së për të gjitha paditë, ankesat apo kallëzimet ndaj KQZ-së.
  10. Të administrojë proçesin e emërimit të ekspertëve kontabël, për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike dhe aktet e KQZ të nxjerra në zbatim të tyre për kontrollin financiar të Partive Politike.
  11. Të koordinojë veprimtarinë juridike në strukturat e posacme, dekriminalizimit dhe Financimit të Partive Politike.
  12. Të administrojë dhe mbikëqyrë proceset administrative të cilat ngarkojnë KQZ-në për kryerjen e tyre.
  13. Të administrojë raportet e monitorimit të hartuara nga Enti Rregullator për monitorimin e fushatës zgjedhore.
  14. Të administrojë dhe monitorojë matricën e akteve nënligjore të drejtorisë juridike dhe të institucionit.
  15. Të japi konsulencën juridike në veprimtarinë e KQZ-së.
  16. Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

 

  1. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:
  2. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil.
  3. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  4. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv, mirë ose shumë mirë.
  5. Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

  1. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
  • Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në Shkenca Juridike.
  • Përvoja: Eksperiencë në  punë jo më pak se 5 vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
  • Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet juridike, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria.
  • Njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale.
  • Aftësi për të përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afate.
  • Aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
  • Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht.

 

  • Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
  • Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë,i ndryshuar;
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e Administratën Shtetërore”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”;
  • Ligjin nr.9131 ,datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”

 

  • Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
  1. Letër motivimi  për aplikim në vendin vakant;
  2. Një kopje të jetëshkrimit (V);
  3. Fotokopje e diplomës nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje e listës së notave nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  5. Një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  7. Fotokopje e letërnjoftimit;
  8. Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues;
  9. Formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar – Qershor për vitin 2020;
  10. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

 

 

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentave është data 04.11.2020, jo më pak se 15(pesëmbëdhjetë) ditë

kalendarike nga data e shpalljes.

 

Njësia përgjegjëse me datë 13.11.2020, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e mbylljes së pranimit do të shpallë lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin sipas rendit alfabetik. në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut.

Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta renditen në një listë të veçantë, në të cilën tregohen arsyet e mosplotësimit të kërkesave. Lista administrohet nga njesia përgjegjëse dhe nuk bëhet publike. Kandidatët që nuk janë kualifikuar njoftohen individualisht nga njesia përgjegjëse.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datë 25.11.2020, në mjediset e KQZ- së, në orën 10-00.

  1. c)Mënyra e vlerësimit të Kandidatëve;

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

  • 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive);
  • 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë
  • 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve) do të njoftohet në datën 26.11.2020.

 

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

Kandidati Fitues do të shpallet nga njesia përgjegjëse në datën në datën 04.12.2020.

Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.

 

 

KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Drejtoria e Burimeve Njerëzore