Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
- “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.3, të subjektit ‘Bindja Demokratike’ me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.79, për mos regjistrimin e kandidatëve nga lista shumemërore të bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ pranoi kërkësën e subjektit “Bindja Demokratike” dhe vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së nr. 79, dhe regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Bashkiak Libohovë.