NJOFTIM
Për përfundimin e procedurës të shpallur lëvizje paralele për pozicionin e punës, Përgjegjës Sektori për Edukimin e Zgjedhësve në DKZTEZ, pa kandidatë.
Për procedurën e shpallur lëvizje paralele për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Edukimit të Zgjedhësve, në DKZTEZ, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, procedura mbyllet pa kandidatë.
Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 ” Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët, apo të mesme drejtuese ” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë, do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, Ngritje në detyrë.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më 16.11.2017