KQZ zhvillon e sesione edukuese/trajnuese me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Shkodër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sesione edukimi dhe trajnimi me studentët e Fakuletit të Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve përkatëse pranë këtij fakulteti.
Këto sesione u zhvilluan në kuadër të përmbushjes së kompetencës së KQZ-së për zhvillimin e trajnimeve në periudhë jozgjedhore.
Qëllimi i tyre ishte edukimi dhe sensibilizimi i studentëve mbi aspektet kryesore te procesit zgjedhor dhe trajtimi i temave që kanë të bejnë me sistemin zgjedhor, administratën zgjedhore, ngritjen dhe funksionimin e saj, aktorët në proces, roli dhe përgjegjësitë e tyre ofruan një tablo të plotë të procesit zgjedhore në Shqipëri.
Këto sesione u zhvilluan në formë bashkëbisedimi duke përfshirë në mënyrë aktive në diskutim studentët, të cilët u qartësuan në lidhje me procedurat ligjore dhe punën e administratës zgjedhore për garantimin e standarteve dhe integritetit të procesit zgjedhor në të gjitha fazat në të cilat ai kalon.
Vëmendje të shtuar mori tematika e veprave penale që cënojnë zgjedhjet lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, kjo edhe për shkak të ndryshimeve ligjore që u amenduan në Kodin Penal përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Sa i përket veprimeve që cënojnë votën e lirë, të fshehtë dhe demokratike, studentët shprehën opinionin se forcimi i ligjit penal duhet të mbështetet nga forcini i ndërgjegjes qytetarë për të dënuar dhe denoncuar çdo rast dhe çdo forme që ai shfaqet.
Në përgjigje të interesit të shfaqur nga auditori, sesione të tilla do të zhvillohen edhe në ardhmen.