Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri dhe zëvëndëskryetari, z. Denar Biba, pritën në takim z. Peter D’Amico, Shef i Seksionit të Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Geoff Parker dhe Ian Crawford, Sektori Politik.
Kryetari i KQZ-së, z. Zguri shprehu vlerësime për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe bëri një pasqyrim të përgatitjeve që KQZ po bën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 25.06.2017.
Shef i Seksionit të Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. Peter D’Amico nga ana e tij, e siguroi Kryetarin e KQZ-së se, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë asistencë dhe bashkëpunim për KQZ-në, në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.