Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për një ndryshim në vendimin 24, datë 24.01.2017 “Për miratimin e modeleve të shenjave dalluese, që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017”.
2. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së nr.76 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. “Për miratimin e marrëveshjes të bashkëpunimit ndërmjet KQZ-së dhe IEKA, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për krijimin e grupit të punës për marrjen e masave për zbatimin e dispozitave të ligjit nr.90/2017, për monitorimin e financave të partive politike për fushatën zgjedhore”.