Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të znj. Luiza Xhuvani.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës ë listën shumëemërore të Partisë Socialiste të Qarkut Vlorë, znj. Mira Shehu.
– Projektvendimin, “Për shqyrtimin e kërkeses së nje grupi nismëtarësh, për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi vendor në Bashkinë Rubik”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
vendosi pranimin e kërkesës së nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor, për çeshtjen e qeverisjes vendore të Bashkisë Rubik dhe modelin e fletës tip.