Tiranë, më 15.12.2012
Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi takon përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan (NDI)
Lleshi: Qëllimi i KQZ-së, zgjedhje të lira në 2013.
Kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi dhe nënkryetari i KQZ-së Denar Biba kanë zhvillur një takim me Drejtorin Rajonal të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin dhe Ana Kadovic përfaqësuese për Shqipërinë. Qëllimi i takimit ka qenë puna që po bëhet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2013. Kryetarja e KQZ-së i ka siguruar përfaqësuesit e NDI se qëllimi i punes se KQZ-së është që të bëhen zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme nga te gjithe faktoret ..
Zonja Lleshi I ka njohur përfaqësuesit e NDI me punën e grupeve të punës që janë ngritur nga KQZ për përgatitjen e procesit. Nga ana e tij zoti Benjamin u shpreh se NDI e ka mbështetur vazhdimisht KQZ-në që kur ajo është krijuar. Ai ka thënë se gjatë viteve të fundit NDI ka kontribuar në proçesin parazgjedhor për të arritur standartet ndërkombetare. Zoti Benjamin ka shprehur mbështetjen e NDI për reformën politike si një faktor pozitiv në rritjen e transparencës ndërsa shtoi se është e rëndësishme që të dëgjohen e merren parasysh të gjitha grupet e ineteresit për nevojat që kanë dhe vështiresitë e partive politike. Ai tha se partitë politike janë faktorët kyç në mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor. Drejtori Rajonal i NDI siguroi se në mars të vitit të ardhshëm do të vijnë ekspertë dhe vëzhgues në Shqipëri të cilët do të hartojnë raporte në lidhje me procesin zgjedhor nëvendin tonë. Përfaqësuesja e NDI, Ana Kadovic nga ana e saj ka shprehur gadishmërinë e NDI për të ndihmuar KQZ në proçesin parazgjedhor dhe vlerësoi si shumë të rëndësishëm besimin dhe kontributin e partive politike, shoqërisë civile dhe mediave në zgjedhjet e e vitit 2013. Ndërkohë që nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka deklaruar se koha deri ne daten e zgjedhjeve shtë shumë e shkurtër dhe se nuk mund të realizohen të gjitha trajnimet e ofruara nga asistenca ndërkombëtare, prandaj Zoti Biba shprehu dëshirën qe kjo asistencë të vazhdojë edhe pas proçesit zgjedhor pasi do ishte e vlefshme për të pasur një administratë sa më produktive dhe të kualifikuar. Edhe përfaqësuesit e NDI shprehën gadishmërinë për të patur një bashkëpunim edhe paszgjedhor.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE