Kerkese per Shprehje Interesi

PËR AUDITIMIN E FONDEVE TË PËRFITUARA DHE SHPENZUARA NGA PARTITË POLITIKE PËR VITIN KALENDARIK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon këtë Kërkesë për Shprehje Interesi në zbatim të kërkesave të nenit 92 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara për fushatën zgjedhore nga partitë politike.

Ekspertët kontabël të licensuar, të cilët do të përzgjidhen mbi bazën e shortit që do të organizohet nga KQZ, përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në nenin 16 ligjit 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, duhet të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:

a) Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar për jo më pak se 5 vjet.
b) Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
c) Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
d) Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
e) Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ftuar të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara, i njofton ata se brenda datës 15.07.2015, duhet të paraqesin pranë Zyrës së Protokollit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin si më poshtë:

Ø Kërkesë aplikimi;
Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me shkronjat “c”, “d”, “e”, të parashikuara në kriteret e përzgjedhjes.