Tiranë, më 08.04.2013

Inagurohet Qendra e të dhënave në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me mbështetjen financiare të Zyrës në Shqipëri, të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim,(TIKA), me përfaqësues z. Yahya Gulseven, inaguroi Qendrën e të Dhënave në KQZ.

Të pranishëm në këtë inagurim ishin Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefteri Luzi (Lleshi), Nënkryetari, z. Denar Biba, Anëtarët, z. Hysen Osmani, z. Ilirjan Muho, znj. Vera Shtjefni, znj. Albana Shtylla, z. Jani Jani.Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e KQZ-së falenderoi TIKA-n për mbështetjen e saj në një projekt të rëndësishëm siç ishte rinovimi i Qendrës së të dhënave të KQZ-së, pajisjet e së cilës ishin në funksion që nga viti 2005. Nga ana e tij Drejtori i TIKA-s, (Turkish International Cooperation and Coordination Agency), z. Yahya Gulseven u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe dhënien e kontributit për procesin zgjedhor të 23 qershorit në Shqipëri.Z. Yahya Gulseven e siguroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mbështetja e Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim,(TIKA) d të vazhdojë edhe në projektet të tjera të rëndësishme. Ky projekt i cili kapi vlerën e 40 mojë eurove, bëri të mundur ndërtimin e rrjetit të Qendrës së të dhënave, vendosjen e 20 kompjuterave, 16 për operatorët dhe 4 për specialistët/supervizorët, dy servera, një fotokopjues/printer/skaner rrjeti dhe 4 kamera vëzhgimi.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE