NJOFTIM

Për përfundimin pa kandidatë të procedurës lëvizje paralele për 2 (dy) pozicionet e punës, Specialist Jurist në Administratën e KQZ-së.

Për procedurën e shpallur lëvizje paralele, për 2(dy) pozicionet e punës, specialist jurist në administartën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, nuk u paraqitën kandidatura.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, dhe IV, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, “Pranimi në Shërbimin Civil”.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve