Tiranë, më 21.05.2013
KQZ nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me IFES
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Fondacionin Nderkombetar për Sistemet Elektorale (IFES). Memorandumi u nënshkrua nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) dhe përfaqësuesi i IFES, z. Gavin Weise.
Qëllimi i memorandumit është bashkëpunimi i dyanshëm i IFES dhe KQZ, për zhvillimin e një sistemi të automatizuar i cili do të grumbullojë, transmetojë dhe do të shfaqë rezultatet e zgjedhjeve.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE